Kërkim
Kërko në Vora News
Gjej artikujt që të interesojnë nga arkiva jonë.
7 rezultate për “tatime”.

Rekord historik në kontribute: Korrik mbledh 17.9 miliardë lekë
Korrik 2025 shënoi nivel rekord në mbledhjen e kontributeve të sigurimeve, duke arkëtuar 17.9 miliardë lekë — 2.1 miliardë më shumë se një vit më parë.

Mbi 39 mijë qytetarë marrin rimbursimet e DIVA 2025, shuma totale arrin 6.4 milionë euro
Administrata Tatimore ka alokuar deri tani 6.4 milionë euro për 39,940 individë përfitues në kuadër të Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave për vitin 2025.
Regjistri Kombëtar i Kanabisit Mjekësor, kontrolli digjital nga fara deri te asgjësimi
Qeveria shqiptare zyrtarizon një sistem digjital të integruar për monitorimin e kanabisit mjekësor e industrial, duke ngarkuar AKKC-në si institucionin kryesor administrues.

Krijohet Regjistri Kombëtar për Kanabisin Mjekësor e Industrial, monitorim digjital nga kultivimi te asgjësimi
Këshilli i Ministrave ka miratuar krijimin e bazës së të dhënave shtetërore “Regjistri Kombëtar i Aktivitetit të Licencuar dhe të Lejuar të Bimës së Cannabis-it”, duke zyrtarizuar ngritjen e një…

Tatimet doganore të Trumpit: kush paguan çmimin dhe a po funksionojnë?
Valë e re tarifash doganore të Trumpit ka hyrë në fuqi. Pyetja që shqetëson ekonomistët: kush e paguan realisht faturën?

Rekord të ardhurash në arkën e shtetit, por miliona euro fonde mbeten pa u përdorur!
Rekord të ardhurash në arkën e shtetit, por miliona euro fonde mbeten pa u përdorur!Më shumë para po mblidhen nga taksat e tatimet sesa po shpenzohen nga institucionet. Raporti i Ministrisë së Financave tregon se si rezultat i të ardhurave më të larta se shpenzimet, buxheti u mbyll me një suficit prej 563 milionë eurosh në gjashtëmujorin e parë të këtij viti. Në total arka e shtetit ka mbledhur 410.6 miliardë lekë ose rreth 4.3 miliardë euro në gjysmën e parë të vitit, duke u rritur me 12.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, madje duke tejkaluar edhe planin e Ministrisë së Financave për këtë periudhë me afro 207 milionë euro. Tatimi mbi Vlerën e Shtuar dhe tatimi mbi të ardhurat personale kanë pasur ecurinë më të mirë në këtë gjashtëmujor. Më konkretisht nga TVSH u mblodhën 120.7 miliardë lekë duke u rritur me 10.6% në raport me vjet, e ndikuar nga rritja e çmimeve por edhe nga shtimi i konsumit. Ndërsa nga tatimi mbi të Ardhurat Personale 47.5 miliardë lekë, ose 16.6% më shumë se në gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar. Rol në këtë rritje ka dhënë jo vetëm rritja e pagave si në shtet edhe në privat, por edhe formalizimi i tregut apo plotësimi i DIVA dhe pagimi i detyrimeve që rridhnin pas saj. Sa i takon shpenzimeve, vijon halli i vjetër, pasi mblidhen shumë para por nuk shpenzohen me të njëjtin ritëm. Janë 102 milionë euro shpenzime të planifikuara dhe të parealizuara. Deri në fund të qershorit Ministria e Financave thotë se janë shpenzuar 3.8 miliardë euro, ndërsa plani ishte që të harxhoheshin pak më shumë se 3.9 miliardë euro. Referuar të dhënave të ministrisë në këtë 6 mujor probleme janë hasur tek shpenzimet korrente të cilat arritën në 321 miliardë lekë ose 10,8 miliardë më pak se plani. Gjatë kësaj periudhe janë shpenzuar më pak para për pagat dhe sigurimet e administratës, nuk u realizua plani për interesat e borxhit si dhe nuk u harxhua sa ishte planifikuar as nga pushteti vendor. Kurse shpenzimet kapitale në gjashtëmujor ishin 36.7 miliardë lekë ose 10.2% më shumë se vjet.

Kontrolli i Tatimeve në resort përfundon me pengmarrje, 5 persona në pranga në Golem
tatime golem moede edhe kete nuk i del foto kur e shpernda turizem