Vora News
Gentian Picari gjatë takimit me sipërmarrës të bizneseve në Vorë…

Gentian Picari postoi sot në rrjetet e tij sociale disa pamje të realizuara nga takimi i përjavshëm me sipërmarrësit e bizneseve. Gjatë takimit, përveç bisedës së zakonshme përsa i përket menaxhimit të punës së përditshme u njohën dhe me historitë e secilit prej tyre njerëzore, profesionale, sakrifica, siç citon dhe kryetari.
Postimi i plotë i tij:
Në takimet e përjavshme me sipërmarrësit për të favorizuar raportet e partneritetit me istitucionin e Bashkisë, njihem jo vetëm me problematikat, por edhe me historitë e secilit prej tyre, njerëzore, sakrificë dhe pasionin për punën që bëjnë.
Albita Shpk, Gersi Shpk, Albanian Courier Shpk, Bbi Group, Renova Shpk të cilët ishin pjesë e takimit të radhës janë vlerë e shtuar për territorin tonë.









