Aktualitet
Dy të burgosur tentojnë të arratisen nga burgu në kryeqytet

Dy të burgosur kanë tentuar të arratisen nga burgu “113” në kryeqytet. Mediat raportojnë se dy të burgosurit që kanë tentuar të largohen nga ambientet e burgut janë Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri.
Nga raportimet mësohet se ato kanë qenë në zonën a ajrimit kur kanë tentuar të largohen nga ambjenet ku po vuanin dënimin.
Nuk dihen ende detaje të tjera në lidhje me ngjarjen, ndërsa pritet edhe një reagim nga ana e policisë.




