Aktualitet

Jam i emocionuar, nuk kam pse ta fsheh” Arben Ahmetaj jep mesazhin pasi u bë zv.kryeministër

Pasi Edi Rama vendosi që ta bënte zv.kryeministër, post që më parë e mbante Erion Braçe, Arben Ahmetaj ka folur i emocionuar.

Ai tha se është përgjegjësi e madhe duke shtuar se do të vijojë me projektin e Rilindjes.

Me shumë përgjegjshmëri dhe me shumë emocion, nuk kam pse ta fsheh se është përgjegjësi e madhe. Dhe vazhdojmë projektin e Rilindjes me kryeministrin Rama”, u shpreh Ahmetaj.

Erion Braçe njoftoi largimin e tij para disa ditësh nëpërmjet një postimi në rrjete sociale. Braçe tha se ndihej i nderuar që i ka shërbyer popullit shqiptar për 24 vite.

“Ka një fund! I nderuar që shërbeva për njerëzit në nevojë, në ditët e tyre më të vështira në 24 vitet e fundit!”, shkroi Braçe.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button