Aktualitet
Goditi derën e selisë së PD me shkelma, kallëzohet penalisht Fatjon Dauti, që shoqëronte Berishën

Partia Demokratike kallëzon penalisht Fatjon Dautin, personin që shoqëronte Sali Berishën dhe ndërmorri akte dhune në selinë blu.
Sipas PD, pas analizimit të pamjeve filmike rezulton se i urdhëruar nga deputeti Flamur Noka, shtetasi Fatjon Dauti, person me precendentë të rëndë kriminal, që shoqëronte Sali Berishën, ka dhunuar ambientet e selisë qendrore të Partisë Demokratike.
“Sipas Ministrisë së Brendshme dhe Agjencisë Kombëtare të Krimit në Britaninë e Madhe, shtetasi Fatjon Dauti është cilësuar person i aftë për dhunë ekstreme dhe një anëtar me ndikim në një rrjet kriminal shqiptar me qendër në Londër i përfshirë në importimin e kokainës, prodhimin e kanabisit, trafikim të njerëzve dhe pastrimit të parave”, thote PD.




