Aktualitet

Rama kujton 21 janarin

11 vite nga protesta e ’21 janarit’, reagon Rama: Drejtësia vonon, por nuk harron

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot, në ditën kur bëhen plot 11 vite nga protesta e 11 janarit 2011 ku u vranë katër protestues para kryeministrisë. Kreu i qeverisë shprehet me bindjen që drejtësia vonon por nuk harron. Ndër të tjera ai thekson se nderon katër protestuesit paqësorë në 21 janarit.Me bindjen që drejtësia vonon po nuk harron, si edhe ndjesinë më në fund pozitive nga shenjat e dallueshme të veprimit të drejtësisë së re, nderojmë sot katër protestuesit paqësorë të 21 janarit, vrasja barbare e të cilëve kërkon drejtësi.”-shkruan Rama në rrjete sociale.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button