Aktualitet

Temperaturat pësojnë ndryshime të mëdha / Paralajmërimi i frikshëm i shkencëtarëve: Shumë vende do të zhduken! Zonat e rrezikuara…

Ngrohja mbi 1.5 gradë celcius do të ketë pasoja të rënda për shumë vende të botës.

Më të rrezikuar janë ishujt e Paqësorit, dhe nëse vazhdohet me këtë ritëm atëherë ato vende rrezikojnë të zhduken përgjithmonë.

Kriza klimatike prek rrënjësisht vendet e Paqësorit duke i vendosur përpara një rreziku të madh, atë të zhdukjes.

Baticat, thatësira, ciklonet e shumë faktorë të tjerë po ndikojnë gjithnjë e më shumë në përmbytjen e këtyre vendeve.

Ka qenë Paneli Ndërqeveritar për Ndryshime Klimatike IPCC që pas raportit të fundit ka hapur sinjalin e alarmit lidhur me këtë çështje.

Raporti zbuloi se çdo 0.5 gradë C shtesë e ngrohjes globale shkakton rritje të dukshme të intensitetit dhe frekuencës së valëve të nxehtësisë, reshjeve të mëdha të shiut, thatësirave dhe ngjarjeve ekstreme të motit.

Sipas IPCC vendet më të rrezikuara janë Ishujt Solomon, Kiribati dhe Vanuatu.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button