Aktualitet

Përfshihet nga flakët një automjet në parkingun e qendrës tregtare në Tiranë

Një automjet është përfshirë nga flakët në parkingun e një qendre tregtare në kryeqytet, teksa shërbimet zjarrfikëse janë duke punuar për fikjen e zjarrit.

Bëhet me dije se mjeti ka marrë flakë në parkingun e qendrës “ETC” në bulevardin Bajram Curri rreth orës 22:00.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa ende nuk dihet shkaku i flakëve.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 27.01.2023, rreth orës 22:00, në një automjet në parkingun e një qendër tregtare, në bulevardin “Bajram Curri”, ka rënë zjarr.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button