Aktualitet

Socialistët kundër, KQZ: Shtyhet afati i regjistrimit të Diasporës deri më 9 mars

Partia Socialiste ka refuzuar një kërkesë të demokratëve për shtyrjen e afatit për regjistrimin e emigrantëve në zgjedhje.

Komisioneri Ilirjan Celibashi tha se mes partive nuk ka konsensus, teksa shtoi se 9 marsi është dita kur duhet të fillojë të përgatitet lista paraprake e zgjedhësve.

“Data 9 mars është një datë që ne nuk shkojmë dot përtej saj sepse është përcaktuar nga ligji. Deri në datën 9 ne mund të flasim dhe të diskutojmë për afate të tjera, pra nuk mund të shkojmë përtej datës 9.

Ka qenë një kërkesë që të shtyhet afati për ditët, për ne s’ka problem, por PS s’ka qenë dakord me këtë ide duke thënë se data 4 është e njohur për të gjithë dhe se është afati i fundit dhe shtyrja për 2 ose 3 ditë nuk do të ndryshonte ndonjë gjë të madhe”, u shpreh Celibashi.

Por teksa është refuzuar kërkesa për shtyrjen e këtij afati për të gjithë emigrantët, sipas Celibashit mund të jetë e udhës që të ketë një shtyrje me 2-3 ditë vetëm për ata që kanë aplikuar një herë dhe u është refuzuar aplikimi.

“Për këta 42 mijë opinioni im është që vlen të shtyhet ky afat”, tha komisioneri shtetëror.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button