Aktualitet

Rama ndan pamje nga mali i Dajtit i mbuluar nga dëbora

Mali i Dajtit është mbuluar nga dëbora këtë fund dhjetori, duke ofruar një peizazh mahnitës për vizitorët.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga mali i Dajtit me dëborë në ditën e Krishtlindjes.

Mali i Dajtit, vetëm 22.4 kilometra larg qendrës së kryeqytetit, 1 613 metra mbi nivelin e detit është një atraksion i mrekullueshëm për vizitorët vendas e të e huaj.

Parku Kombëtar i Dajtit shtrihet në një sipërfaqe prej 3300 hektarë dhe konsiderohet si një monument natyror falë pyjeve me dru ahu me moshë deri 200 vjeçar.

Vitet e fundit Dajti është kthyer në një atraksion edhe për turistët e huaj, që pëlqejnë natyrën dhe aventurën. Mali i Dajtit nuk vizitohet vetëm në sezonin e dimrit kur mbulohet nga bardhësia. Edhe në pranverë kur rifillon gjelbërimi dhe ajri i pastër Dajti kthehet në magnetin që tërheq turistët.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button