Aktualitet

Ankesat e PD-së për shpërndarjen e zarfeve në Greqi, kreu i KQZ-së letër kompanisë postare: Na dërgoni urgjentisht një raport

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi i ka dërguar një letër kompanisë zyrtare DHL, përgjegjëse për shpërndarjen e zarfeve me fletët e votimit në Greqi lidhur me ankesat e PD-së.

Celibashi ka kërkuar që t’i dërgohet në mënyrë urgjente një raport në lidhje me procesin e shpërndarjes së dokumentacionit zgjedhor me Greqi.

“Në vlerësim të shqetësimeve të subjektit zgjedhor Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore në lidhje me procesin e shpërndarjes së dokumentacionit zgjedhor me Greqi jeni të lutur të na dergoni URGJENTISHT, një raport në lidhje me këtë proces”, shkruhet në letër.

Në shkresë, kreu i KQZ-së i ka drejtuar disa pyetje, përfshirë sa është numri i zgjedhesve që nuk ju është dorëzuar fare dokumentacioni zgjedhor, dhe aa prej tyre nuk ju është dhënë zarfi me fletën e votimit në dorë.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button