Aktualitet

Berat/Finalizohet operacioni antidrogë “Orders”, në pranga 2 të rinj që shpërndanin doza cannabisi në qytet

Policia e Beratit ka finalizuar me sukses një operacion antidrogë të koduar “Orders”, i cili u zhvillua pas një hetimi disamujor me metoda proaktive. Operacioni, i udhëhequr nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit, çoi në arrestimin e dy shtetasve të dyshuar si shpërndarës të lëndëve narkotike në qytetin e Beratit.

Të arrestuarit janë shtetasit K. N., 21 vjeç dhe Nj. A., 19 vjeç, banues në Berat. Gjatë kontrollit fizik dhe në banesë, policia sekuestroi:

  • 330 doza cannabisi
  • Një sasi tjetër e kësaj lënde narkotike
  • 2 mjete prerëse (thika)
  • Fishekë luftarak të mbajtur pa leje
  • 7 celularë dhe 1 automjet

Gjatë veprimeve hetimore u procedua në gjendje të lirë edhe A. N., 44 vjeç, babai i 21-vjeçarit, pasi gjatë kontrollit në banesë iu gjetën fishekë pa leje.

Të gjitha materialet e sekuestruara janë marrë në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat për vijimin e hetimeve.

Policia e Beratit vijon punën për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe bën thirrje për bashkëpunim me qytetarët nëpërmjet numrit 112 dhe aplikacionit “Komisariati Dixhital”.

Video Player

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button