Aktualitet

27-vjeçari plagos me thikë kunatin dhe dhunon bashkëshorten e tij, policia e Tiranës i vihet në ndjekje

Një sherr ka ndodhur në një familje në zonën e Laprakës në Tiranë, ku një person ka mbetur i plagosur. Mësohet se një 27-vjeçar i identifikuar si Petrit Avdillari ka plagosur me thikë kunatin e tij dhe ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.  

Mësohet se i riu ka qëlluar tre herë me thikë kunatin e tij Denis Zi, i cili është dërguar me urgjencë në spital në gjendje të rënduar shëndetësore.

Policia po punon për arrestimin e autorit të ngjarjes, i cili pas plagosjes është larguar nga banesa.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button