Aktualitet

Reshje dëbore me intensitet të lartë në qarkun e Elbasan, aksi Librazhd-Peshkopi i pakalueshëm, pa energji elektrike disa zona

Në qarkun e Elbasanit gjatë gjithë natës ka pasur reshje dëbore me intensitet të lartë në zonat malore. 

Në Stëblevë të Librazhdit trashësia e dëborës 50 cm e po ashtu edhe në Labinot Mal të Elbasanit.

Kalohet pa probleme aksi nacional Prrenjas-Qafë Thanë. Aktualisht është i pakalueshëm aksi Librazhd Peshkopi.

Kalohen me zinxhirë disa fshatra të Librazhd si Qarrishta, Librazhd Katundi etj. Në Elbasan kalohet pa vështirësi Gjinari ndërsa kërkohet përdorimi i zinxhirëve në Labinot Mal, Zavalinë, Qerret e Funar.

Kalohen vetëm nga mjete të larta me zinxhirë rrugët e fshatrave Kukur, Lenie e Skëndërbegas në Gramsh.

Në Bashkine e Përrenjasit po ashtu kalohen me zinxhirë disa fshatra si Rrajcë Skëndërbe, Stravaj etj.

Mungon energjia elektrike në Zavalinë, Mollagjesh, Qarrishtë e Bardhaj  për shkak të defekteve të shkaktuar nga moti i keq.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button