Aktualitet

“Në shenjë lutjeje për viktimat e tërmetit në Turqi,” e hëna ditë zie kombëtare në Shqipëri

E hëna do të jetë ditë zie kombëtare në Shqipëri, në nder të mijëra jetëve që u shuan pas dy tërmeteve shkatërrimtare në Turqi dhe Siri.

Kryeministri Edi Rama shprehet se 13 shkurti do të jetë ditë zie edhe në shenjë solidariteti me Turqinë që iu gjend pranë Shqipërisë pas tërmetit të 26 nëntorit.

“Flamujt të hënën do të ulen në gjysmështizë ndërsa kushdo mund të ndezë edhe qirinj.

Qeveria Shqiptare ka vendosur që e hëna, 13 shkurt, do të jetë DITË ZIE KOMBËTARE në shenjë dhimbjeje e lutjeje për viktimat e tragjedisë së madhe të tërmetit në kufirin turko-sirian, si edhe në shenjë solidariteti me Turqinë mike, e cila na u gjend pranë kur një fatkeqësi e ngjashme goditi Shqipërinë pak kohë më pare. Ulja e flamurit kombëtar në gjysmë shtize dhe ndezja e një qiriri nga çdonjëri sipas dëshirës e mundësisë, do të jenë shenjat kuptimplota të një të hëne të shenjuar prej dhimbjes njerëzore e solidaritetit popullor që i kapërcejnë kufijtë tanë”, shkruan Rama.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button