Sherr mes komshinjve te “Kodra e Diellit”, një i plagosur me armë zjarri

Të shtëna me armë zjarri raportohen në këto momente në Tiranë, në zonën e Kodrës së Diellit. Deri tani, bëhet fjalë se një person ka mbetur i plagosur, ndërsa autori është larguar menjëherë por është identifikuar nga Policia.
Ka qenë një konflikt mes komshinjve i cili ka degjeneruar deri në përdorimin e armës. Kjo zonë njihet si ndër më të shtrenjtat në kryeqytet dhe ku banojnë një numër i madh politikanësh e biznesmenësh.
Tiranë/Informacion paraprak
Plagosi me armë zjarri fqinjin e tij, identifikohet e shpallet në kërkim autori.
Më datë 27.10.2022, rreth orës 21:50, është paraqitur në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore, shtetasi J. Sh., 35 vjeç, i plagosur me armë zjarri.
Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, kanë shkuar në vendngjarje, te Kodra e Diellit, dhe kanë bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar shtetasit O. B.
Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi O. B., pas një konflikti ka plagosur me armë zjarri shtetasin J. Sh. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Vijon kontrolli i zonës për kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes.




