Aktualitet
Kundër projektligjit për shëndetin riprodhues, qytetarët marshim pro familjes

Koalicioni Pro Jetës dhe Familjes së bashku me shoqata dhe qytetarë të paangazhuar, kanë dalë sot në Tiranë në një marshim që i bashkon në një qëllim: mbrojtjen e familjes shqiptare, baba-nënë-fëmijë.
Pastori Akil Pano u ka bërë thirrje qytetarëve të firmosin revokimin e projektligjit famëkeq antifamilje “Për shëndetin seksual dhe riprodhues” që deputetët e mazhorancës kanë hartuar pa konsultime dhe po synojnë ta kalojnë në Kuvend.
Thelbi i këtij marshimi që konstaton në 1 qershor, festën e fëmijëve, është lufta me projektligjin antifamlje: ‘Surrogacinë’ – ‘Sterilizimin e të rinjve’ – Abortin e vajzave 16 vjeçare pa dijeninë e prindërve.”




