Aktualitet

Zëri i frikësuar i një të huaji kërkoi ndihmë”, shpëtohet familja shqiptare e bllokuar në borë në Kroaci

Kroaci- Një familje nga Shqipëria me pesë anëtarë është shpëtuar mëngjesin e sotëm nga ekipet e emergjencës në Kroaci, pasi u bllokuan nga dëbora në Veleb.

Të mbetur në rrugë dhe të frikësuar, mediat kroate shkruajnë se familja shqiptare telefonoi 112 duke kërkuar ndihmë. “Ishte zëri i frikësuar i një personi të huaj, të  bllokuar nga dëbora në rrugë.” Ai tha se ishte me katër anëtarë të tjerë të familjes dhe se nuk ishin të lënduar, por kishin ftohtë dhe ishin të bllokuar” thuhet në shkrim.

Autoritetet kroate thonë se familja shqiptare, që kishte edhe një fëmijë të vogël u shpëtua dhe është në gjendje të mirë.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button