Aktualitet

Pas shumë vitesh/ Ish-kreu i PD Lulzim Basha udhëton drejt SHBA: Shfaqet në një aktivitet pranë Presidentes së BERZH

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në disa foto të shpërndara në rrjete sociale, Basha është shfaqur në një aktivitet në Washington.

Siç shihet nga pamjet, ai shfaqet pranë Presidentes së BERZH-it, Renaud-Basso në Qendrën Amerikane për Studime Strategjike.

Pak muaj më parë, Basha mori një ftesë publike nga Gabriel Escobar, Sekretar i Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike. Por nuk dihet nëse Basha ka udhëtuar drejt SHBA-së me ftesë të Escobar.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button