Aktualitet

Provokimi i Vuçiç, reagon Rama: Ai shoku në Beograd loz me kukulla në Facebook

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për provokimin e presidentit serb Alekdandër Vuçiç, ndaj Kosovës. Kryeministri është përgjigjur nga Kukësi, teksa ka parë nga afër procesin e vaksinimit të stafit mjekësor nga Kosova.

Kemi prej disa kohësh që i kemi bërë me dije ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës që jemi të gatshëm të kountibuojmë.

U vonua pak po më mirë pas asaj hartës së leshit që nxorri ai shoku në Beograd, duke lozur me kukulla në Facebook. Ne jemi një e ardhmja dihet për çfarë është. ne jemi një. Jam shumë i lumtur që e kemi çarë bllokadën”, tha Rama.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button