Rajoni - Bota

Erdogan pyet Putinin: Sa antitrupa ke nga vaksina

Presidenti rus Vladimir Putin, ka pritur në një takim në Soçi presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, me të cilin kanë zhvilluar edhe një bisedë rreth anti-trupave që kanë pas vaksinimit.

Bisedën e ka nisur Erdogan teksa e ka pyetur Putinin se cili është niveli i antitrupave që ka.

“Rreth 15-16”, është përgjigjur Vladimir Putin.

Pas kësaj përgjigjeje Erdogan ka thënë se një nivel i tillë është shumë i ulët.

Putin është kundërpërgjigjur se kalkulimi i anti-trupave është bërë me metoda të ndryshme madje ia ka propozuar Erdoganit që ta marrë një dozë të vaksinës Sputnik V.

Por kreu i shtetit turk ka refuzuar, duke thënë se është vaksinuar me Pfizer/BionTech.

“Epo mirë pra, herën tjetër”, – ka thënë Putin.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button