Aktualitet

Shkarkohet Ardi Veliu, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë emërohet Gledis Nano

Gledis Nano, drejtori aktual i Antiterrorit mësohet se do të jetë drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se emri i Nanos është mbi tryezën e kryeministrit Edi Rama dhe vendimi është firmosur.

Nano është promovuar jo pak në

muajtë e fundit, sidomos pas riatdhesimit të shqiptarëve nga kampi Al-Hol, ndërsa gjatë muajve të verës, Ambasadorja Amerikane në Tiranë i dhuroi certifikatë vlerësimi në luftën ndaj terrorizmit.

Nano aktualisht ka drejtuar që prej 17 shkurtit të vitit 2016, Drejtorinë e Antiterrorit, pas 17 viteve eksperiencë në Policinë e Shtetit. Ai gjithashtu ak qenë në krye të disa operacioneve me rëndësi si dëbimi i diplomatëve iranianë nga Shqipëria dhe dosja e “Imamëve”.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button