Aktualitet

PD dorëzon në Kuvend projektligjin për ndryshimet e ndarjes territoriale me 94 bashki

Partia Demokratike nëpërmjet deputetëve të saj në Komisionin e Reformës do të dorëzojë në Kuvend projektligjin që ka të bëjë me ndryshimet e ndarjes territoriale.

Gjithashtu bëhet me dije se së bashku me projektligjin do të jetë edhe materiali shoqërues dhe hartat me 94 bashki.“PD nëpërmjet deputetëve të saj në Komisionin e Reformës territoriale, do të dorëzojnë në Kuvend projektligjin për ndryshimet e ndarjes territoriale së bashku me materialin shoqërues dhe hartat me 94 bashki”, thuhet në njoftimin e PD.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button