Rokada surprizë e Ramës,ministrat që ikin dhe vijnë

Kryeministri Edi Rama ka shpallur sonte ndryshime të mëdha në qeveri.
Përfundimisht është larguar nga qeveria Belinda Balluku.
Albana Koçiu shkarkohet nga detyra e ministrisë së Brendshme dhe emërohet zëvendëskryeministre.
Besfort Lamallari ikën nga ministër i Drejtësisë dhe emërohet ministër i Brendshëm në vend të Albana Koçiut.
Ministër i Drejtësisë emërohet Toni Gogu.
Elisa Spiropali shkarkohet nga ministre e Jashtme. Në vend të saj emërohet Ferit Hoxha, ish ambasadori i Shqipërisë në OKB.
Është shkarkuar edhe ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu. Është emëruar në vend të tij Ermal Nufi.
Erjona Ismaili është emëruar ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin. Ajo zëvendëson Toni Gogun që u bë ministër i Drejtësisë.
Ministër i Infrastrukturës dhe Energjitikës, emërohet Enea Karakaçi.




