Aktualitet
Moti për këtë të premte, 1 shtator 2023

Kjo e premte do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta ku në verilindje dhe juglindje të territorit do të gjenerojnë reshje të pakta shiu por pas mesdite, pritet përmirësim i dukshëm i kushteve atmosferike në të gjithë territorin e vendit duke bërë që bregdeti dhe zonat e ulëta të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të lehta.
Ndërsa me kthjellime dhe vranësira më të dendura por pa reshje pritet moti në zonat malore përgjatë kufirit lindor. Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në mëngjes por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 32°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.




