Aktualitet

Dy vjet nga tërmeti/ Ahmetaj: Nga 25 nëntori nis shpërndarja e banesave për të dëmtuarit

Zv/kryeministri Arben ka deklaruar se qeveria marrë vendim që më 25 nëntor do të nisë shpërndarja e apartamenteve për prekurit nga tërmeti. Vendimi u mor në mbledhjen e sotme të qeverisë dhe u publikua nga zv. kryeministri dhe ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj. Ai njoftoi se shpërndarja do të bëhet sipas listës prioritare për disa kategori, ndërsa për qytetarët e tjerë, procesi do të jetë nëpërmjet shortit publik transparent. Ahmetaj shtoi se 25 shkolla nga procesi i rindërtimit kanë mbaruar krejtësisht ndërsa pjesë tjetër janë në fazë përfundimtare.Një vendim tejet i rëndësishëm për 

qytetarët në 11 bashkitë e dëmtuara nga tërmeti që ka të bëjë me mënyrën e shpërndarjes së njësive individuale dhe apartamenteve duke filluar 25 nëntori një mënyrë transparente, pasi kalon lista prioritare në bazë të ligjit që ka të bëjë me disa kategori si; familjet në nevojë, familje me ndihmë ekonomike, nëna e pensionistë të vetmuar, familjet e policëve të vrarë dhe mënyra do të shpërndahen me short publik transparent. Qytetarët do të jenë përballë shortit publik ku do të përputhet vlerësimi me apartamentet, familjet përballë një procesi transparent dhe publik”, tha Ahmetaj.

Puna për rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti vijon ende në zonat e prekura, ku qeveria ka deklaruar se deri në shtator të vitit 2022 të ketë përfunduar ndërtimi i të gjitha objekteve të planifikuara në Programin e Rindërtimit.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button