Aktualitet

EMRAT-Grabitën automjetin tip “Benz GLK” në 

Policia e Tiranës ka arrestuar tre të rinj të cilët akuzohen se kanë grabitur një automjet tip “Mercedes Benz GLK” në një garazh në rrugën “Tre Dëshmorët”, në Yzberisht

Në kuadër të operacionit policor të koduar “GLK” janë vënë në pranga shtetasit Ambri Taga, 27 vjeç, Arlindo Taga, 29 vjeç, banues në Tiranë, dhe Kostandin Bregu, 33 vjeç, banues në Shijak, të akuzuar për veprën penale “Vjedhja”.

Gjithashtu raportohet se është shpallur në kërkim shtetasi D.T., si dhe është proceduar në gjendje të lirë dhe shtetasi A. T., 27 vjeç, banues në Shijak, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

“Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se më datë 9 Tetor, shtetasi Ambri Taga, 27 vjeç, ka vjedhur një automjet tip “Benz”, në një garazh në rrugën “Tre Dëshmorët”, në Yzberisht. Shtetasi Arlindo Taga, 29 vjeç, e ka shoqëruar me një automjet tjetër para, si dhe pas kryerjes së vjedhjes ka shoqëruar automjetin e vjedhur dhe kanë lëvizur të dy automjetet bashkë. Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasi Kostandin Bregu, ka dashur që t’i shesë automjetin e vjedhur shtetasit Ambri Taga, i cili dhe pse ka patur dijeni që automjeti është i vjedhur, nuk e ka kallëzuar atë pranë organeve kompetente.” – thuhet në njoftimin e Policisë.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button