Aktualitet
Tërmeti në Dibër, dëme në njësinë administrative Gjoricë

Dibra u trondit mëngjesin e sotëm nga lëkundje të forta tërmeti, ku kryesori ishte me magnitudë 4.5. Banorët e zonave dolën nga shtëpitë ndërkohë që sipas Nevvs 24, njësia më e prekur ka qenë ajo e Gjoricës si dhe fshati Topojan i njësisë administrative të Shupenzës.
Në këto zona raportohet të ketë dëme të vogla materiale. Njësia administrative Gjoricë ka pësuar plasaritje dhe dëmtime dhe punonjësit kanë dalë nga zyrat nga frika.
Godina është e plasaritur, kanë rënë tjegullat dhe po kështu është dëmtuar dhe një kënd. Në Topojan 4 banesa të plasaritura dhe në njësinë Gjoricë ka banesa të dëmtuara.
Vetë banorët tregojnë se kanë ndjerë 4 lëkundje dhe se kanë dalë të gjithë jashtë.




