Aktualitet

Tragjedi në det, 38 të vdekur pasi stuhia përmbyt anijen turistike

Një anije turistike u përmbyt gjatë një stuhie të fuqishme në Gjirin Ha Long të Vietnamit, ku të paktën 38 persona kanë humbur jetën, mes tyre edhe fëmijë.

Anija Wonder Sea mbante 48 pasagjerë dhe pesë anëtarë të ekuipazhit në një turne turistik në Gjirin Ha Long, një destinacion i njohur për vizitorët.

Ekipet e shpëtimit kanë arritur të gjejnë 11 të mbijetuar. Sipas Agjencisë Shtetërore të Lajmeve të Vietnamit, vijojnë kërkimet për gjetjen e trupave të tjerë.

Ngjarja ndodhi në kohën kur stuhia tropikale Wipha kishte prekur Detin e Kinës Jugore, duke sjellë reshje të dendura shiu dhe erëra të forta në rajon.

Kjo është stuhia e tretë që godet zonën për këtë vit dhe pritet të preke bregun verior të Vietnamit në fillim të javës së ardhshme.

Gjiri Ha Long është i mbushur me qindra ishuj të vegjël, duke tërhequr shumë turistë dhe po ashtu është një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button