Aktualitet

Sherr me thika e grushte mes të rinjve në Velipojë, e pësojnë nga policia

Një sherr mes dy të rinjve ka ndodhur në Velipojë të Shkodrës. Policia raporton se në pranga ka përfunduar një 19-vjeçar, pasi ka qëlluar me thikë një 22-vjeçar.

Edhe ky i fundit u procedua penalisht, pasi qëlloi me grushte 19-vjeçarin. Sherri dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta.

“Velipojë/Ndërhyrja e Policisë parandaloi përshkallëzimin e një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet disa të rinjve, që mund të sillte pasoja për jetën.

Goditi me grushte një shtetas 22 vjeç, kapet nga Policia, sapo nxorri mjetin prerës (thikë) për ta përdorur në konflikt, dhe vihet në pranga 19-vjeçari.

Procedohet penalisht 22-vjeçari, pasi ka goditur me grushte, 19-vjeçarin.

Sekuestrohet mjeti prerës (thikë).

Mesditën e djeshme, menjëherë pas njoftimit për një konflikt ndërmjet disa të rinjve, për motive të dobëta, në vendparkimin e automjeteve, në një subjekt në qendër të Velipojës, shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë kanë shkuar në vendngjarje, për të parandaluar përshkallëzimin e këtij konflikti dhe për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorin/ët.

Si rezultat, u kap sapo kishte nxjerrë nga automjeti, mjetin prerës (thikë), për ta përdorur në konflikt, dhe u arrestua shtetasi K. S., 19 vjeç.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për shtetasin K. T., 22 vjeç, pasi gjatë konfliktit, ka goditur me grushte të arrestuarin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button