Vritet për hasmëri Nikolin Lekstakaj në Lezhë

Një person raportohet të ketë mbetur i vrarë me armë zjarri pasditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Klan News raporton se ngjarja ka ndodhur në fshatin Balldre, jashtë një marketi.
Paraprakisht, dyshohet se nga të shtënat ka mbetur i vrarë Nikolin Marku (Lekstakaj), 42 vjeç. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë.
Gjithnjë sipas të dhënave të para, ngjarja dyshohet se vjen për shkaqe hasmërie. Vrasja dyshohet se ka lidhje me ekzekutimin e biznesmenit Ardian Nikulaj. Ky i fundit u vra në lokalin e tij në Shëngjin, më 19 Prill, vrasje e cila sipas policisë erdhi si pasojë e hasmërisë së vjetër së Nikulajt me fisin Lekstakaj.
Historia e gjakmarrjes mes tyre nisi në vitin 1997, ku një borxh prej 5 mijë lekësh i marrë nga viktima e sotme Nikolin Lekstakaj, në një pikë karburanti u bë shkak për një histori 26-vjeçare gjakmarrjeje mes palëve, me disa viktima.




