Aktualitet

Erëra të forta/ Përkeqësohet nesër moti në bregdet

Stina e vjeshtës duket se ka sjellë një përkeqësim të ndjëshëm përgjatë bregdetit në vendin tonë. Kushtet e përkeqësuara atmosferike do të vijojnë gjatë ditës së nesërme, siç ka njoftuar këtë të premte Drejtoria e Përgjithshme Detare.

Zonat bregdetare do të përfshihen nga era me drejtim jug-juglindje me shpejtësi deri në 31 milje në orë dhe valezimi në Detin Adriatik do të jetë me forcën 4-5 me lartësi dallge mbi 3m dhe në Detin Jon forca 5-7 me lartësi dallge deri ne 4m.

Një paralajmërimin e saj, Drejtoria u bën thirrje të gjitha subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë të marrin masat përkatëse për të qënë të sigurt dhe parandaluar çdo rrezik të mundshëm.

Njoftimi i plotë i Drejtorisë së Përgjithshme Detare:

Njoftim për përkeqësim të motit në Republikën e Shqipërisë??!
Drejtoria e Përgjithshme Detare ju njofton se si rezultat i erave te forta me drejtim jug në daten 4 Nëntor 2021 deri më 5 Nëntor 2021 moti përgjatë gjithë bregdetit të Republikës se Shqipërisë do jetë i përkeqësuar.Këto zona do të përfshihen nga era me drejtim jug-juglindje me shpejtësi deri në 31 milje në orë dhe valezimi në Detin Adriatik do të jetë me forcën 4-5 me lartësi dallge mbi 3m dhe në Detin Jon forca 5-7 me lartësi dallge deri ne 4m?.

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë , duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme për të qënë të sigurt dhe parandaluar çdo rrezik të mundshëm për shkak të kushteve të përkeqësuara të motit.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button