Aktualitet

Escobar e ftoi për vizitë në SHBA, Basha zbulon se kur do të shkojë

Lulzim Basha ka zbuluar ditën e sotme se kur pritet të vizitoj SHBA.

Pas takimit që u zhvillua ditën e sotme mes diplomatit amerikan Gabriel Escobar dhe kreut të PD-së Lulzim Bashës, diplomati e ka ftuar kryetarin e selisë blu në SHBA për të diskutuar më gjerë për tëmat që shqetësojnë vendin, por edhe për të forcuar kështu më shumë marrëdhëniet mes tyre.

Në fjalën e tij, për këtë ftesë Basha është shprehur se është e përsëritur dhe së shpejti pritet të vizitojë SHBA.

“Është një ftesë e përsëritur dhe e mirëpres më shumë kënaqësi dhe padiskutim po planifikoj një vizitë në Uashington në mënyrë që të shtyjmë përpara jo vetëm objektivat e PD por daljen nga kjo gjendje pezullie, dëshpërimi, plogështie që ka shkaktuar 25 prilli dhe ecjen e Shqipërisë përpara me reformat politike, zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe procesin europian të Shqipërisë”, tha Basha.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button