Aktualitet

Mblidhet Grupi Parlamentar i PS, socialistët “ndezin motorët” për zgjedhjet e 14 majit

Në selinë e Partisë Socialiste ka filluar mbledhja e Grupit Parlamentar. Bëhet me dije se i pranishëm në këtë mbledhje është dhe kryeministri Edi Rama.

Fokusi i diskutimit në këtë takim është organizimi i strukturave të partisë për zgjedhjet vendore të 14 majit dhe kandidatët që do të garojnë për 61 Bashki.

Mësohet se PS është drejt finalizimit të listës së plotë për 14 majin. Ndërkohë, pas përfundimit të mbledhjes pritet një deklaratë për mediet nga kryeministri Rama.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button