Aktualitet

“Pas 11 majit SPAK nuk do të ekzistojë”, Berisha sqaron deklaratën: Vetëm luftë me zero tolerancë ndaj korrupsionit!

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, në një konferencë për shtyp ka sqaruar deklaratën dhënë para demokrateve të mbledhur sot para SPAK, se do të zhbënte Prokurorinë e Posaçme.

Ai ka deklaruar se do të luftojë e zero tolerancë ndaj korrupsionit.

Osman Stafa: A do e zhbëni SPAK-un dhe a do t’ju kthehen këto deklarata në bumerang duke qenë se shqiptarët sipas sondazheve janë në mbështetje të SPAK?

Berisha: Ato janë anketime të bëra të gjitha nën diktat dhe për manipulim dhe nuk kanë asnjë vlerë.
Por unë të garantoj se Sali Berisha nuk ka ndërmend asgjë tjetër vetëm luftën me zero tolerancë kundër krimit dhe korrupsionit.
Garantoj çdo shqiptar!

Por unë paraqita sot në mëngjes dokumente të tjera, që krimineli me kollare, me veturë ministrore, me zyrë ministrorë, qarkullon në mbledhje të qeverisë, ka kryer krime të shëmtuara dhe mbrohet nga Skrapi.
Unë kam dhënë disa shembuj dhe jap shembuj.
Dallimi është ky, Edi Rama përdor Skrapin, unë nuk e kam përdorur dhe nuk do e përdor kurrë drejtësinë.
Drejtësia do jetë nën ligj dhe e pavarur. E varur nga ligji.
Unë nuk mund të pranoj kurrë prokurorë apo gjykatës apo nëpunës apo deputetë apo ministër një njeri që ka kryer krim, një njeri që fle mbi krimin, një njeri që fsheh krimin.
Nuk është punë Skapi këtu.
E kam deklaruar dhe e deklaroj se çdo njeri i ndershëm që zbaton ligjin, a do quhet Spak apo do quhet… ne e kemi quajtur Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
Ne me këtë jo nuk do të dobësojmë, por përkundrazi do forcojmë dhe do adoptojmë zero tolerancë në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit.
A, në qoftë se dikush do të mbrojë monstrat e Xhorxh Sorosit, në Shqipëri, kjo ka marrë fund.
Xhorxh Sorosi është një armik i Shqipërisë, e kam thënë këtë, e kam quajtur publikisht monstër që nga viti 2016, sot i them se është faktuar i tillë dhe monstruozitetet Soros nuk do ekzistojnë në Shqipëri. As të Edi Ramës.
Do krijojmë, gjithnjë me Komisionin e Venecias, asnjëherë jashtë Komisionit të Venecias, ai është institucioni që gëzon besimin e plotë të PD-së…
Por, kjo do ndodhë. Ata që mbrojnë korrupsionin e tyre me Skrapin, gabojnë rëndë.
Mos harroni se para një viti, Antoni Blinken erdhi dhe e përgëzoi Altin Dumanin se ka arrestuar Sali Berishën.
Po ku është sot Antoni Blinken? I padenjë për t’u futur në ndërtesat e qeverisë së tij.
Prandaj nuk e kanë kuptuar akoma ndryshimin, nuk e kanë kuptuar akoma se ç’po ndodh.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button