Aktualitet

Rrebeshe shiu e ulje temperaturash, PARASHIKIMI i motit për këtë fundjavë

Vendi ynë është nën ndikimin e masave të ngrohta e të lagështa, e si pasojë pritet që situata të vijojë me reshje shiu e kalime të lehta kthjellimesh.Në një komunikim për “Vila24”, moderuar nga Brunilda Lahe, sinoptikania Lajda Porja sqaron se e diela do sjellë ndryshime të dukshme, ulje temperaturash dhe rrebeshe shiu, ndërsa java nis me mot të paqëndrueshëm. Zonat malore pritet të kenë reshje të pakta dëbore dhe temperatura deri -2 gradë Celcius, duke iu afruar vlerave tipike të dimrit.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button