Aktualitet
Del emri/ Kush është noteri i njohur në qytet që maskat me armë, e lidhën, dhe i morën 20 milion lekë në banesë

Del emri i noterit që u grabit ditën e sotme në Sarandë. Thoma Kaçi ka rënë pre e grabitjes në orët e para të mëngjesit, ku dy persona me kallashnikov i kanë hyrë me armë në banesë dhe i kanë marrë një shumë të madhe parash.
Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për një shumë rreth 20 milionë lekë të vjetra.
Hajdutët nuk i kanë shkaktuar lëndime noterit dhe ai ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, por ka pësuar shok dhe terror psikologjik.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.




