Aktualitet
VORË:Blerim Shera është kandidati i rikofirmuar për të marrë një mandat tjetër në Bashkinë Vorë

Blerim Shera është kandidati i rikofirmuar për të marrë një mandat tjetër në Bashkinë Vorë. Prej një viti në drejtim të Bashkisë Vorë ka çuar përpara në ritme intesive rindërtimin dhe rikualifikimin e qytetit. Në vëmendjen e tij kanë qenë dhe përfundimi i rindërtimit të banesave individuale ku aktualisht janë përfunduar mbi 90% e tyre. Në një vit pune në drejtim të Bashkisë Vorë janë bërë ndërhyrje cilësore në kanalizime, ujësjellës dhe vepra të tjera publika ku vlen të përmendet ndërtimi i stadiumit të Vorës me infrastrukturë bashkohore. Shumë projekte të tjera që priten të shtrihen në gjithë bashkinë janë gati të zhvillohen me mandatin e ri. Blerim Shera është njeriu i punës dhe i ndryshimit.




