Aktualitet

Rikthehen reshjet e dëborës, zbardhet Malësia e Madhe, Boga dhe Thethi

Në lartësi mbi 1000 metër mbi nivelin e detit, në Malësi të Madhe, janë rikthyer reshjet e borës. Borë bie gjithashtu edhe në zonat e Bogës dhe Thethit, dy destinacione shumë të frekuentuara gjatë dimrit nga turistët vendas dhe të huaj.

Kompanitë kontraktore të mirëmbajtjes së rrugëve janë në gatishmëri, ndërhyjnë menjëherë për pastrimin e borës, zgjerimin e aksit të lëvizjes dhe, aty ku është e nevojshme, kriposjen për të parandaluar krijimin e shtresës së akullit

Pavarësisht reshjeve, nuk janë raportuar probleme në qarkullimin e mjeteve motorike në këto akse rrugore. Përdoruesit e rrugëve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes, të përdorin goma dimërore dhe zinxhirë për të shmangur ngjarje të pakëndshme.

BURIMI : rtsh

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button