Aktualitet
Ka pasur tentativa kërcënuese në Shkup, flet Kurti: S’jam ndier i kërcënuar

Kryeministri Kurti ka reaguar në lidhje me tentativën për kërcënim në Beograd. Reagimi i Kurtit vjen pasi RTK ka raportuar nga burimet e sigurisë se ka pasur një tentativë atentati ndaj kryeministrit të Kosovës. Kurti u shpreh se kur ka mbërritur në Shkup nuk është ndier i kërcenuar, madje shumë forca policore janë kujdesur në lidhje me mbledhjen që u mbajt.
“Unë kam mësuar që ka shumë kërcënime nga individë e struktura të cilët kanë rrënjët në Beograd, por unë sapo erdha nga Shkupi këtu. Nuk jam ndier i rrezikuar, por kam parë se kishte shumë forca policore që u përkujdesën për mbledhjen e mbajtur në Shkup”, tha ai.




