Aktualitet

Ushtria e rezervistëve, do të krijohet forca shtesë ushtarake me 2100 persona/ A do të rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak?

Krahas efektivëve të Forcave të Armatosura, pjesë të tyre vendi ynë, do të ketë edhe rezervistë të cilët do të trajnohen me qëllim kompletimin e strukturës së tanishme të ushtrisë në ruajtjen e nivelit të gatishmërisë dhe operacionalitetit të kërkuar për plotësimin e detyrimeve kombëtare në kuadër të NATO.

Në projektligj parashikohet se shërbimi në rezervë do të përfshijë një forcë rezerviste e përbërë  nga 25% e forcave aktive, ose rreth 2100 personel, duke siguruar kështu një kapacitet të rëndësishëm për reagim të shpejtë në raste emergjente.

Në komisionin parlamentar të sigurisë kombëtare, ministri i mbrojtjes Pirro Vengu dha detaje për sa i përket kostos së kësaj trupe rezervistësh.

Deri në 2025 synojmë një kompani me rezervistë prej 125 personash, kostoja 155,7 milion lekë… deri në 2030 katër kompani me 475 persona me një kosto prej 2,6 miliard lekë”, tha Pirro Vengu.

Ministri i Mbrojtjes tha se në disa vende të Europës po rikthehet në forma të ndryshme shërbimi i detyrueshëm ushtarak, por për momentin Shqipëria nuk ka plane të tilla.

Në komisionin e sigurisë kombëtare ku projekt ligj i kaloi për votim parlamentit vetëm me votën e anëtarëve socialist ndër ata demokratë u larguan momentin e votimit.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button