Aktualitet

Studimi i ASH: Rreth 50% e popullsisë në Tiranë janë imunë ndaj Covid 19

Akademia e Shkencave ka prezantuar studimin mbi imunizimin e popullatës ndaj Covid 19 në Shqipëri, duke theksuar se kryeqyteti po shkon me shpejtësi drejt imunizimit të ashtuquajtur të “tufës”.

Mjeku imunolog, Genc Sulçebe, ka thënë se në Shqipëri, rreth 25% e popullsisë kanë fituar imunitet, ndërsa rreth 50% e popullatës në Tiranë kanë fituar imunitet nga koronavisusi.

“Në Tiranë ka harmoni të përphapjes, virusi ekziston në çdo lagje të saj. Presim valë të tjera të virusit, edhe pse infeksioni ka dhjetë muaj që ka filluar. Shumica e njerëzve kanë krijuar anti-trupa. Përparësi për t’u vaksinuar kanë ata që nuk e kanë kaluar infeksionin, sepse janë më të brishtë. Të tjerët kanë anti-trupa. Studimet janë bërë nga qershori deri në dhjetor”, – tha ai.

Edhe eksperti i shëndetit publik, Alban Ylli, ka thënë se niveli i imunitetit ndaj Covid 19 në Shqipëri është i ulët, përveç Tiranës.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button