Aktualitet

Spanja, “Mbretëreshë” e Europës për herë të katërt! Shuhet sërish ëndrra e Anglisë

Spanja bëhet skuadra e parë që fiton Kampionatin Europian, duke lënë pas Gjermaninë e cila ka triumfuar tre herë në këtë kompeticion.

“Furia e Kuqe” mposhti me rezultatin 2-1 Anglinë, duke u rikthyer te triumfi në Europian pas 12 viteve, teksa “Tre Luanët” nuk ia dolën as këtë Europian që të fitonte trofeun e parë.

Ishte dyshja e talenteve të Spanjës, Yamal me asist dhe Willimas me gol që zhbllokuan finalen në minutën e 47’.

Palmer i ardhur nga stoli barazoi për Anglinë në minutën e 73’, megjithatë Oyarzabal riktheu avantazhin dhe triumfin te Spanja me golin e shënuar në minutën e 86’.

2-1 dhe Spanja është kampionia e EURO 2024, teksa Anglia edhe këtë herë nu kia del të ektë sukses.

Spanjë-Angli (2-1) 

Finale, EURO 2024 

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button