Aktualitet

Duma merr drejtimin e Shëndetësisë/ Basha zëvendëson përkrahësit e Berishës: Gjekmarkaj bëhet nënkryetar i Kuvendit

Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar, lideri Lulzim Basha ka bërë ndryshime në funksionet e drejtimit të Partisë Demokratike.

Gjithashtu të njëjtin vendim ai mori edhe për drejtimin e Komisioneve Parlamentare dhe në Byronë e Kuvendit të Shqipërisë.

Në këtë mbledhje janë zëvendësuar përkrahësit e Berishës, veçanërisht pas protestës së dhunshme të 8 janarit ndaj selisë së Partisë Demokratike.

Sipas burimeve, nënkryetar i Kuvendit është propozuar Agron Gjekmarkaj, i cili merr postin e mbajtur nga Enkelejd Alibeaj. Kryetare e Komisionit të Shëndetësisë është propozuar Grida Duma, e cila zëvendëson Albana Vokshin pasi kjo e fundit ka dalë në krah të ish-kryeministrit Berisha.  Ndërsa Flutura Açka do të marrë drejtimin e Komisionit të Arsimit, të cilin e ka mbajtur Agron Gjekmarkaj. Ndërka, Dhurata Çupi është propozuar për të qenë nënkryetare e Komisionit të Ligjeve, e cila zëvendëson një nga mbështetësit e Berishës, siç është Oerd Bylykbashi. Ndërsa Dashnor Sula është propozuar në Sekretariatin për Statusin e Deputetit të cilën e mbante deri më sot Grida Duma.

Basha sot në mbledhjen e Këshillit Kombëtar: Ndryshimet e tjera që do të propozoj kanë të bëjnë me drejtimin e komisioneve parlamentare dhe në Byronë e Kuvendit, si më poshtë:

Kryetar i Komisionit të Shëndetësisë: Grida Duma

Kryetar i Komisionit të Arsimit: Flutura Açka

Nënkryetar i Komisionit të Ligjeve: Dhurata Çupi

Sekretariati për Buxhetin: Xhelal Mziu (sekretar)

Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën: Bledion Nallbati (anëtar)

Sekretariati për Statusin e Deputetit: Dashnor Sula (sekretar)

Sekretariati për Kërkimin Parlamentar, Bibliotekën dhe Botimet: Lindita Metaliaj (anëtar)

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button