Aktualitet

PANIK, avioni i Wizz Air i nisur nga Tirana drejt Lionit shpall emergjencë në fluturim 

Një avion i Wizz Air Malta, ka shpallur gjendje emergjence gjatë fluturimit mbi Itali ditën e sotme. Fluturimi i Wizz Air Malta, i cili u nis nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës me destinacion Aeroportin Lyon-Saint Exupéry, Francë, ka shpallur një emergjencë të përgjithshme, teksa kalonte mbi Itali, raporton news24.Në avion raportohet se ishin gati 200 pasagjerë.

Fluturimi aktualisht po ekzekuton një devijim për në Romë dhe po negocion një afrim. Natyra e emergjencës nuk dihet në këtë fazë, por mësohet se ai është nisur 40 minuta me vonesë. Avioni në fjalë është Airbus A321-271NX, i regjistruar 9H-WBL, që i përket transportuesit Wizz Air Malta.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button