Aktualitet

Kryesia e PS-së zyrtarizon 5 kandidaturat për bashkitë Shkodër, Durrës, Dibër, Vorë dhe Rrogozhinë

Kryesia e Partisë Socialiste, sapo ka zyrtarizuar 3 kandidatët e saj për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit në bashkitë Shkodër, Dibër, Durrës. Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri, informoi pak minuta më parë se kandidaturat janë përcaktuar, por ka ende diskutim për Bashkinë Lushnje. “Për Durrësin do të rikonfirmojmë kryetaren aktuale në detyrë, Emirjona Sako. Jemi të gatshëm të hyjmë me kandidaturat më të mira në zgjedhje dhe që të jenë figura dinjitoze që përfaqësojnë PS”, theksoi Gjiknuri.

Ndërsa drejtuesi politik i qarkut të Dibrës, Ulsi Manja, informoi se për Bashkinë Dibër është propozuar emri i Rrahim Spahiut, 55 vjec, me karrierë të gjatë në administratën publike dhe atë bankare. “Është një person jashtë PS, është qytetar i Dibrës dhe i kemi ofruar një kandidat me aftësi menaxheriale”, deklaroi Manja.

Nga ana tjetër drejtuesja politike e qarkut Shkodër, Bilali theksoi se pas propozimeve të bazës, u vendos që për bashkinë Shkodër të dilet me kandidaturën e Majlinda Angonit, që aktualisht mban pozicionin e prefektes së qarkut.

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka konfirmuar se në Bashkinë e Vorës do të jetë kandidatë Blerim Shera, kurse në Bashkinë e Rrogozhinës, Edison Memolla.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button