Aktualitet

Rikthehen reshjet e shiut, ja parashikimi i motit për sot

Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e vranësirave, ndërsa temperaturat do të vijojnë që të rriten

Sipas MeteoAlb: Vendi ynë mbetet në ndikimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të sjellin reshje të pakta në të gjithë territorin.

Si pasojë e temperaturave të larta reshjet do të jenë në formë shiu në pothuajse gjithë Shqipërinë, ku vetëm në zonat e thella malore do të ketë mundësi për reshje të pakta dëbore. Por herë pas here parashikohet të ketë edhe intervale me kthjellime.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes, por do të ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 17°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar dallgëzim 3 ballë.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button