Aktualitet

ARRSH: Reshje bore në veri, drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes

Moti i ftohtë me reshje bore kryesisht në vendet malore që ka përfshirë vendin ka detyruar Autoritetin Rrugor Shqiptar që t’u bëjë apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar në ato akse. ARRSH njofton se reshje ka pasur vetëm në Veri dhe pa sjellë probleme me qarkullimin e mjeteve.

Gjatë natës dhe në orët e para të

mëngjesit reshje ka pasur vetëm në Rajonin Verior, me intesitet të dobët dhe pa sjellë probleme me qarkullimin e mjeteve

Kontraktorët kanë qenë në terren për pastrimin dhe për shpërndarjen e kripës në të gjitha akset me prezencë bore.

Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”, njofton ARRSH.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button