Aktualitet

Ministrja e Arsimit bën publik lajmin: Javën tjetër të gjithë nxënësit rikthehen në shkolla 

Ministrja e Arsimit Evis Kushi, bëri të ditur lajmin se tashmë do të rihapen shkollat.

Në një deklaratë për mediat, Kushi tha se sfida e Maturës Shtetërore na pret përpara, duke shtuar se të gjithë bashkë, prindër, mësues e nxënës duhet të fitojmë këtë sfidë.

“Javën tjetër, nxënësit rikthehen në shkolla. Më lejoni që të falënderoj të gjithë mësuesit, për punën e madhe që kanë bërë gjatë këtij viti sfidues. Mirënjohje për mësuesit, një sfidë e madhe si Matura na pret përpara.

Përqafime të sinqerta për të gjithë ju nxënës të dashur. Një bravo të madhe për përgjegjshmërinë. Miirënjohje për prindërit, që bashkëpunuan dhe treguan solidaritet. Ta fitojmë përfundimisht këtë luftë të madhe”, deklaroi Kushi.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button