Aktualitet

Reshjet e dëborës zbardhin Veriun e Shqipërisë, nuk ka vështirësi në qarkullimin e mjeteve

Reshjet e dëborës kanë zbardhur gjatë mbrëmjes së djeshme veriun e vendit.

Aktualisht në akset e Lotit 1, Hani Hotit-Tamarë, Tamarë-Vermosh dhe Bogë-Theth reshjet e dëborës nuk kanë vazhduar gjatë gjithë natës.

Raportohet se borëpastrueset kanë punuar pa ndërprerje në mënyrë qe qarkullimi të kryhet pa ndërprerje.

Megjithatë për të gjithë drejtuesit e mjeteve rekomandohet që të lëvizin me kujdes, të përdorin gomat dimërore ose zinxhirë.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button